Duke festuar 28 nëntorin, në fshatin turistik “N’Mal” në Rekë të Allagës në Rugovë u përkujtuan femrat shqiptare që kontribuan në vetëdijesimin dhe çlirimin e popullit shqiptare gjatë historisë me moton “Të festojmë duke kujtuar”.
Personalitete të ndryshme të gjinisë femërore nga treva të ndryshme shqiptare, veshur me kostume kombëtare shënuan festen e flamurit, duke përkujtuar kështu emra të veçanta të gruas shqiptare gjatë historisë.
Aktorja Vlora Nikçi kishte marr një iniciativë për të mbledhur në një takim të përbashkët feste, gra të suksesshme nga trojet shqiptare me rastin e 28 nëntorit, për të kujtuar personalitete të ndryshme të botës femërore shqiptare, të cilat kishin dhënë kontribut të pakrahasueshëm gjatë historisë, për zhvillimin e kulturës, vetëdijesimin dhe çlirimin e popullit shqiptare nga pushtues të ndryshëm, emrat e të cilave shërbyen si frymëzim brez pas brezi. Te gjitha te veshura me kostume kombëtare, te punuara me kujdese ne detaje, realizuan edhe një foto te përbashkët në nderë të zonjave të ndritura të kombit shqiptarë.
Për të festuar, njëherit kujtuar femrën shqiptare morën pjesë edhe Princesha Elia Zaharia, Anita Haradinaj, Justina Pula, Yllka Mujo, Shpresa Gashi, Dajana Berisha, Adelina Thaqi, Dijana Toska, Blerta Surroi, Vlora Dumoshi, Adriana Matoshi dhe Hana Haradinaj.
Nikoqirja Vlora Nikçi e cila kishte këtë ide dhe vullnet për te organizuar një takim të tillë si shenjë përkujtimi dhe feste njëkohësisht, për Pikpress.com tha se, “është nderë dhe kënaqësi të jem me këto personalitete sot, të cilat kontribojnë shumë për pozitën e gruas në shoqërinë tonë. Një grua e ngritur për mua do të thotë një familje e suksesshme, rrjedhimisht shoqëri të hapur dhe shtet të fuqishëm. Pra e mira i ka rrënjët tek një grua”. (Pikpress.com)