Të hënën e kaluar, Borussia Dortmundi i befasoi të gjithë duke vendosur të rikthehet në stërvitje individuale. Tani duket se është radha e Bayern Munich që ta bëjë një gjë të tillë, shkruan Zëri.info, trabsnetib gazeta Koha,
Siç bën me dije ‘Kicker’, 21 futbollistët e Bayern Munich do të rikthehen në stërvitje.
Megjithatë, ata do të stërvisin nën masa të rrepta sigurie për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Kështu, 21 futbollistët e Hansi Flick priten të ndahen në pesë grupe, katër me nga katër lojtarë dhe një tjetër me pesë lojtarë.
Tutje, ata do të merren nga parkingu dhe do të dërgohen në zona të ndryshme të qendrës stërvitore, si dhe nuk do të lejohen të bëjnë dush aty.