Negociatat, të gjithë sytë nga Brukseli

Brukse, 17 tetor – Liderët europianë kanë nisur samitin dyditor në Bruksel. Përveç çështjes së zgjerimit, në mesin e pikave të rendit të ditës do të jenë largimi i Britanisë nga blloku (Brexit), Siria, ndryshimet klimatike, prioritetet dhe çështjet financiare të Komisionit të ri Europian që do të nisë punimet në nëntor.

Krerët e vendeve anëtare të unionit do të diskutojnë mbi përfundimet e arritura në mbledhjen e ministrave të jashtëm në Luksemburg që u zhvillua këtë të martë. Në këtë takim, ministrat nuk dolën me një vendim konkret mbi këtë çështje. Ndërsa, pritet të jetë dita e nesërme ajo e cila të saktësojë për një çelje të negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.