Negociatat për në BE – Calavera: Javën tjetër gati korniza e punës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

31

Bruksel, 3 qershor – Ndërsa palët politike në vend vijojnë të mos gjejnë gjuhën e përbashkët për reformën zgjedhore, bëhet me dije se javën e ardhshme Këshilli i Evropës dhe komisioneri për Zgjerimin Olivér Varhelyi do të paraqesin strukturën e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Këshillin Europian.

Kjo është konfirmuar nga drejtoresha për Ballkanin Perëndimor për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Bisedimet e Zgjerimit në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera.

“Po me të vërtetë, ne jemi duke punuar në detajet e fundit të këtyre dokumenteve të rëndësishme që përcaktojnë kornizën në të cilën do të zhvillohen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për pranimin në Bashkimin Evropian.- shkruan Calavera, e cila është edhe drejtuese e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Po gjatë së mërkurës, lidhur me temën e integrimit ka pasur edhe një reagim nga Presidenti Ilir Meta, sipas të cilit, 8 qershori, data kur pritet të dalë korniza e negociatave është afër dhe duhen bërë patjetër përparime për Reformën Zgjedhore me konsensus që t’i japim Europës sinjale pozitive.

Comments are closed.