Athinë, 3 prill – Shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias dhe liderja e PASOK-ut dhe Lëvizjes për ndryshime, Fofi Genimata në takimin e tyre të sotëm 90-minutësh në Parlamentin grek biaseduan vetëm për çështjen e emrit, kumtoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, takimi me lideren e PASOK-ut dhe Lëvizjes për ndryshime është pjesë e aktiviteteve të shefit të diplomacisë greke për brifim të liderëve të partive politike.
Bisedimet përfunduan pa deklarata për mediumet, ndërsa bashkëpunëtorët e Genimatës për ANA-MPA thanë se brifingu ishte thelbësor, ndërsa në fokus u gjendën negociatat për emrin.
“Qartë u bë me dije se kur propozimi i SYRIZA-s dhe Grekëve të Pavarur qeveritarë do të vijë në Parlament, Lëvizja për ndryshim do të dalë me qëndrim konkret në bazë të pozitës për emër të përbërë, erga omnes me obligime juridike për mënjanim të irredentizmit”, kumtoi agjencia e lajmeve, duke iu referuar bashkëpunëtorëve të Genimatës.
Nikos Koxias, vonë pasdite do të takohet edhe me kryetarin e Lidhjes së centralistëve, Vasilis Levendis, ndërkaq me këtë do ta përfundojë edhe ciklin e planifikuar të kontakteve me liderët e partive politike greke, që filluan dje.
Vetëm, mbbetet plotësisht të takohet me përgjegjësin për politikë të jashtme në Demokracinë e Re opozitare, Jorgos Kumicakos, pasi që lideri i aprtisë Kirjakos Micotakis refuzoi brifing me Koxiasin dhe kërkoi që at ta bëjë Cipras.
Takimi Koxias – Kumucakos, tani për tnai zyrtarisht nuk është caktuar.