Athinë, 22 janar Në hije të protestës së djeshme masive në Selanik dhe paralajmërimit për takimin e parë të drejtpërdrejtë të kryeministrave Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev në Davos, bisedimet për emrin hyjnë në fazën më kritike, vlerësuan sot mediat në Greqi, transmeton MIA.
“Katimerini” shkruan se pasi që ndërmjetësi i KB-së, Methju Nimic ua prezantoi dy palëve propozimet e tyre, u aktivizuan kanalet e drejtpërdrejta politike mes Athinës dhe Shkupit Pjesa më e lehtë e zgjidhjes së problemit, sipas gazetës, tani është zgjedhja e emrit, ndërsa shumë më rëndë do të jetë sigurimi i politikës së brendshme dhe mbështetja publike për marrëveshja eventuale.
“Vima” publikon se të gjitha shikimet janë të orientuara drejt takimit Cipras – Zaev në Davos, në të cilën pritet të shqyrtohet pakoja e Nimicit. Sipas burimeve qeveritare dhe diplomatike, nuk përjashtohet që Cipras dhe Zaev më 24 janar në Davos të dalin me komunikatë të përbashkët se është bërë progres në zgjidhjen e çështjes së emrit dhe se procesi do të zhvillohet në nivelin më të lartë politik.
Mediat greke shkruajnë se pakoja e Nimicit përmban elemente pozitive për Athinën. Pikërisht për këtë, thekson “Vima” Qeveria greke insiston në përmbajtshmëri dhe unitet nacional. Mediat greke theksojnë edhe se reagimet për propozimet e Nimicit në Shkup janë shumë të matura, Çështja kyçe në të cilën Shkupi është i orientuat është mbrojtja e identitetit. Problemi kryesor në dy vendet, sipas analistëve dhe mediave në Greqi , do të jetë që të sigurohet mbështetje e brendshme politike. Në Greqi është e pasigurt nëse do të ketë pozicion të përbashkët mes partnerëve qeveritare të koalicionit dhe nëse Cipras do të sigurojë mbështetje më të gjerë parlamentare. Në Shkup Zaevi përballet me pozicionet e presidentit Gjorge Ivanov dhe opozitaren VMRO-DPMNE, si dhe shumicën e ngushtë parlamentare.
Mediat greke sot përqedrohem edhe në gjoja pesë propozimet për emrin që i ka dhënë Nimici në të cilat, siç theksojnë, pa përjashtim është përmbajtur termi “Maqedoni”. Për propozimin “Maqedonia e Vardarit”, që e preferon lideri i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos, vlerësohet se mund të jetë i papranueshëm sepse përkujton në kohën kur fqinji verior ka qenë nën dominimin serb, ndërsa është i papranueshëm edhe për shqiptarët. Për propozimin “Veriore” dhe “Maqedonia e Epërme” supozohet se mund të jetë i papranueshëm për Bullgarinë, e cila gjithashtu është pjesë e rajonit gjeografik Maqedoni. Emri “Republika e Maqedonisë (Shkup), sërish duket i papranueshëm për Athinën. Si propozim më i përshtatshëm theksohet “Maqedonia e Re”, të cilën, siç theksojnë mediat, ka qenë propozim i ndërmjetësve të parë Sajrus Vens dhe Dejvid Oven në fillim të viteve të 90-ta.
Problem do të paraqet edhe përdorimi i emrit dhe insistimi i Greqisë për “erga omnes”. Qeveria në Shkup momentalisht as nuk e ka shumicën e nevojshme parlamentare, as mbështetjen për emra eventualë kushtetues”, shkruan In.gr.
Qeveria e Ciprasit, siç shkruan “Proto tema”, tani përballet edhe me “kryengritjen popullore” në Selanik. gazeta thekson se mundësia për konsensus politik në Greqi për çështjen e emrit momentalisht është minimal.
Për protestën në Selanik, mediat në Greqi, shkruajnë se është i pari tubim më i madh prej kur dy vendet u pajtuan që t’i intensifikojnë bisedimet për zgjidhjen e kontestit 25 vjeçar për emrin, por se ka qenë shumë më i vogël nga tubimi i vitit 1992.