Bruksel, 6 dhjetor – Negociatat për dalje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, të cilat pritet të fillojnë në fund të marsit të vitit të ardhshëm, pritet të zgjasin edhe më pak se dy vjet, me qëllim që Mbretëria e Bashkuar edhe zyrtarisht të dalë nga Unioni në mars të vitit 2019. Këtë, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, sot e kumtoi Mishel Barnie, ish-eurokomisar dhe kryenegociator aktual i Komisionit Evropian në ekipin e Brukselit zyrtar, i cili me britanikët do të arrijë marrëveshje zyrtarisht kur dhe si Mbretëria e Bashkuar do të dalë nga Bashkimi Evropian. Në konferencën e sotme për shtyp në ndërtesën e Eurokomisionit në Bruksel, Barnie kumtoi se kryesisht për BE-në është që të ruhet uniteti, si dhe se vende të treta nuk mund të kenë të drejta të njëjta dhe dobi në të ardhmen, në krahasim me atë që e kanë pasur paraprakisht si anëtare. Sipas kësaj, ish-ministri francez dhe ish-eurokomisar theksoi se marrëveshja e ardhshme BE-Britani do të thotë me siguri status më i keq i Mbretërisë së Bashkuar në raport me Unioni sesa tani. Sipas kryenegociatorit të Eurokomisionit me britanikët, BE-ja do të insistojë në qarkullim të lirë të personave, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit. Do të ketë kohë më pak se dy vjet, sepse këtë duhet ta konfirmojnë anëtaret, Parlamenti evropian, dhe kështu që më pak se 18 muaj di të jenë edhe bisedimet. “Në tetor të vitit 2017 duhet të përfundojnë bisedime dhe të arrihet marrëveshje mes ekipeve negociatore të BE-së dhe Britanisë së Madhe, që do të thotë se bisedimet do të zgjasin maksimum nga 15 deri më 18 muaj. E gjithë kjo është që deri në mars të vitit 2019 marrëveshja të miratohet nga ana e parlamenteve nacionale të 27-të vendeve të mbetura të Unionit, si dhe nga Parlamenti Evropian dhe britanik, por edhe nga ana e Këshillit Evropian”, shtoi Mishel Barnie.