Shkup, 31 maj – Fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian do të thotë stimul shtesë për vendin edhe më tej ta luajë rolin e promotorin kryesor të idesë evropiane të Ballkanit, si përfitim esencial të tërë rajonit, por edhe interes i pakontestueshëm i vendeve – anëtare, porositi zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, i cili së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot në Bruksel, në kuadër të vizitës së punës në Mbretërinë e Belgjikës, u takua me Didie Rejnders, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme evropiane, njofton Koha.mk
“Maqedonia e Veriut mori vlerësim të jashtëzakonshëm pozitiv nga ana e Komisionit Evropian, me rekomandim të saktë se është i gatshëm menjëherë t’i fillojë negociatat, proces që do të rrumbullaksohet me optimizmin evropian në kuadër të vendeve nga Ballkani Perëndimor, i cili, megjithatë, paraqet të derivat bazë për stabilizim dhe prosperitet të rajonit”, theksoi Osmani.
Ai ia transmetoi Rejnders intencat e Qeverisë për të qenë partnere e BE-së në përballjen me sfidat bashkëkohore në ndërtimin e Evropës më të sigurt, më stabile dhe me prosperitet.
“Vizita bilaterale në Belgjikë ndodh në një moment kyç pasi nga kryeqyteti i saj, vetëm dy ditë më parë, kemi marrë valorizim të qartë për gjithë atë që e kemi arritur vitin e kaluar – Maqedonia e Veriut për të pasur edhe dosje të pastër dhe të bindshme evropiane. Në zemrën e vendit themelues të BE-së, prej atje ku duam të ndihemi si në shtëpi, jemi të inkurajuar që ndajmë një vizion të përbashkët me Belgjikën për atë se avancimi i çdo vendi duhet të jetë objektiv dhe në mënyrë adekuate i njohur dhe se fillimi i negociatave inkuadruese nuk do të thotë anëtarësim, por vetëm hapje të derës nga një rrugë e gjatë e reformës esenciale dhe evulucionit pozitiv”, theksoi ministri Dimitrov.
Ai potencoi se fillimi i procesit do të thotë edhe qasje deri në një mjet të rëndësishëm dhe dëshmuese për përforcimin e arritjes së avancimit, zhvillim i mëtutjeshëm dhe europeizim të përhershëm të Ballkanit.
“Ky është interes i yni, por edhe interes i fuqishëm i BE-së”, theksoi Dimitrov.
Osmani dhe Dimitrov i potencuan angazhimet e vendit për të vazhduar edhe më tej me agjendën reformuese, në drejtim të transformimit në pajtim me rregullat dhe standardet evropiane, por edhe në drejtim të implementimit të vlerave evropiane brenda dhe në rajon. (koha.mk)