Negociatat me BE, Juncker: Gabim historik; Tusk: Moz u dorëzoni

Presidenti në largim i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, tha se vendimi negatvi për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veirut dhe Shqipërinë ishte një gabim historik.

“Pata thënë në fillim të mandatit tim se nuk do të kishte zgjerim gjatë këtij mandati. Por çështja këtë herë nuk ishte kjo, çështja ishte nëse ato ishin apo jo kandidatë në nivelin e duhur për të na lejuar që nisnin bisedimet. Unë mendoj që ishte një gabim historik”, u shpreh Juncker në atë që ishte edhe fjalimi i fundit për të në këtë pozicion.

Ndërsa Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, u shpreh se tema e zgjerimit do të ridiskutohet në samitin e majit 2020. “Mbrëmë liderët diskutuan zgjerimit. Shumica dërrmuese donte që të hapeshin bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë., Por nuk pati unanimitet. Prandaj unioni do t’i rikthehet çështjes. Maqedonia e Veirut dhe Shqipëria nuk kanë faj për këtë. Të dy vendet bënë atë që iu kërkua të bënin. Të dy shtetet kishin të drejtën të nisnin bisedimet. Ata ishin gati, por fatkeqësisht disa shtete brena unionit nuk ishin gati. Për mendimin tim ishte gabim. Mesazhi im për shqiptarët dhe maqedonasit është: Ju lutem mos u dorëzoni. Nuk kam asnjë dyshim që një ditë do të bëheni pjesëtarë të BE”.