Negociata të kushtëzuara për Maqedoninë në qershor të vitit 2019

Është e mundur hapje e kushtëzuar e negociatave në qershor të vitit 2019, njoftoi raportuesi i MIA-s, duke iu referuar burimeve diplomatike.

Këshilli i BE-së rekomandon hapjen e mundshme të negociatave për anëtarësim në qershor të vitit 2019 nën katër kushte: zbatimin e prioriteteve urgjente reformuese, zbatimin e  marrëveshjes për emrin, raport pozitiv të Komisionit Evropian dhe vendim të Këshillit të BE-së.

Hapja e negociatave për Maqedoninë u kushtëzua me arritjen e përparimit në reformat.

Nëse plotësohen  kushtet konferenca e parë ndërqeveritare  do të fillojë para fundit të vitit 2019.