Doha, 19 prill – Përfaqësues të shoqërisë afgane, mes të cilëve edhe të Qeverisë në Kabul, dhe delegacioni i kryengritësve talebanë sot në Doha të Katarit do t’i fillojnë negociatat treditore kushtuar ndërtimit të masave të besimit.
Qeveria afgane të martën e publikoi përbërjen e delegacionit të saj i cili numëron 250 anëtarë, mes të cilëve edhe përfaqësues qeveritarë, politikanë të shquar afganë, ish-liderë xhihadistë dhe aktivistë civilë. Nga numri i përgjithshëm i delegatëve 37 janë gra.
Takimi i parë i politikanëve afganë dhe talebanëve është mbajtur në shkurt në Moskë, por në të nuk morën pjesë përfaqësues të Qeverisë në Kabul.
Kjo është hera e parë që talabenët të pranojnë takim me përfaqësues të Qeverisë afgane, të cilën e konsiderojnë për regjim marionete amerikane dhe deri më tani kanë refuzuar të negociojnë me të.
Njëherit me këto bisedime, talebanët nga vera e kaluar kanë mbajtur gjashtë takime me përfaqësues të SHBA-së me qëllim që të gjendet zgjidhje politike për luftën 18-vjeçare në Afganistan, Raundi i ardhshëm i negociatave amerikano-talebane është paraparë për në fund të prillit në Doha.