Juventusi do të luajë ndaj Atletico Madridit në fazën e parë të eliminimit direkt të Ligë së Kampionëve. Drejtori i Zonjës së Vjetër, Pavel Nedved, e cilësoi këtë ndeshje si të vështirë dhe me pak gola.
“Ne morëm ekipin më të mirë nga vazo e dytë. Ne nuk kishim fat me shortin, por ne kemi skuadër të mirë dhe do të tentojmë kualifikimin. Cristiano (Ronaldo) është njeriu i Ligës së Kampionëve, por natyrisht ne nuk varemi vetëm nga ai. Kemi skuadër të mirë kështu që besojmë. Atletico është një skuadër e balancuar, e vështirë për t’u përballur. Ata mbrohen thellësisht dhe krijojnë probleme pastaj me Costan dhe Griezmannin. Shikoj dy ndeshje të vështira, ndoshta me jo shumë gola”, ka thënë Nedved pas shortit.