Cyrih, 28 tetor – Në Zvicër sot janë përforcuar masat epidemike, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të rasteve të reja me Kovid-19.
Siç transmetojnë agjencitë e huaja, masat e reja përfshijnë mbylljen e diskotekave prej nesër, ndërprerjen e ligjeratave universitare nga fillimi i nëntorit dhe kufizime të reja në ngjarjet sportive dhe udhëtimet.
Qeveria në Bern kumtoi se masat e vjetra dhe të reja do të vendosen për një kohë të pacaktuar.