Të dielën, në qytetin Glattbrugg të Zvicrës u themelua “FONDI I QENDRAVE KULTURORE SHQIPTARE NË ZVICËR”. Një nga qëllimet kryesore te këtij Fondi është ndërtimi i Qendrave Kulturore Shqiptare nëpër Kantonet e Zvicrës, si dhe mbështetja financiare e shoqatave kulturore ekzistuese! Kuvendi prej 38 përfaqësuesve nga kantone të ndryshme të Zvicrës, zgjodhi Kryesinë prej 13 anëetareve: Belul Bajrami/NE, Faruk Osmani/GE, Tomë Berisha/TG, Shqipe Bytyqi/SG, Sarah Demoli/ZH, Ahmet Asani/ZH, Agron Dushi/SG, Kastriot Ceraja/TI, Xhemile Kajtazi/TG, Shaban Sadiku/ZH, Miftar Rama/SG, Agron Berisha/TG!
Kryetar u zgjodh Ahmet Asani, nënkryetarë Shaban Sadiku dhe Sara Demoli. Demoli njëkohësisht do të kryej edhe detyrën e arkatares së Fondit! Në Këshilin Mbikqyrës i cili do të mbikëqyrë punën e Fondit, u zgjodhën pesë anëtarë: Mehmet Kajtazi, Mujdin Fazliu, Sahit Idrizi, Jeton Murati, Qenan Hamdiu.
Kuvendi vlerësoi rëndësinë e themelimit të “Fondit të Qendrave Kulturore Shqiptare” si një të arritur të madhe.