Më 21 shkurt në Paris do të organizohet konferencë, në të cilën bashkësia ndërkombëtare dëshiron të paralajmërojë për fatin e 250 milionë fëmijëve të cilët jetojnë në zonat e luftës dhe të bëjë thirrje për donacione, paralajmëroi Ministria franceze e Punëve të Jashtme. Siç transmetoi agjencia Fena, konferenca do t’i mbledhë vendet nënshkruese të Parimeve dhe obligimeve pariziene, regjistrimi i drejtimeve që duhet të miratohen për shkak të mbrojtjes së fëmijëve, ndërsa i cili u nënshkrua para dhjetë viteve.
Prezentë do të jenë edhe organizata të shumta joqeveritare, si dhe fëmijë ushtarë, të cilët do të dëshmojnë për përvojat e tyre. “Ndikimi i përleshjeve ndaj fëmijëve është më i vështirë dhe më shkatërrues prej kurdo qoftë paraprakisht”, paralajmëroi Zhan-Pjer Lakora, funksionar i Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme i angazhuar për organizatat ndërkombëtare, transmetoi Hina.
Konferenca do të jetë edhe mundësi për të dërguar thirrje për donancione. UNICEF në terren punon në çlirimin e fëmijëve ushtarë. Nga vitit 2000 janë liruar rreth 100.000 fëmijë”, theksohet në të dhënat e kësaj organizate”, transmetoi Hina.