Lisbonë, 22 korrik – Më shumë se një mijë zjarrfikës tashmë tri ditë po tentojnë që ta shuajnë zjarrin e madh në Portugali, në të cilin deri deri më tani janë lënduar 31 persona.
Rreth 90 për qind e zjarrit në rajonin Kastello Branllo, 200 kilometra në verilindje të Lisbonës, është vendosur nën kontroll gjatë natës, kur temperatura e ajrit është më e ulët.
Policia kumtoi se po vijon hetimi për shkaqet e zjarrit dhe se ekziston dyshim se mund të ishte kurdisur.
Vitet e fundit në Portugali janë vërejtur disa nga zjarret më vdekjeprurëse në historinë e vendit. Në vitin 2017 në zjarret humbën jetën 107 persona.