Paris, 1 gusht – Zjarret pyjore këtë vit kanë shkatërruar 4.400 hektarë pyje në Francën juglindore, njoftuan sot mediet lokale.
Në periudhën prej janarit e deri në korrik, zjarret pyjore kanë shkatërruar 43,5 për qind më shumë pyje se sa në gjithë vitin 2018, kur ishin djegur 3.065 hektarë, tregojnë të dhënat e bazës shtetërore të të dhënave për zjarre pyjore.
Në fillim të javës zjarri pyjor u përhap në 30 hektarë tokë në rajonin Var dhe në shuarjen e tij morën pjesë 300 zjarrfikës dhe shtatë kanaderë.