Pekin, 17 shtator – Në qytetin kinez Vuhan, ku koronavirusi u shfaq për herë të parë në dhjetor të vitit 2019, ateroi aeroplani i parë nga fluturimi ndërkombëtar që nga muaji janar, kur aeroporti u mbyll.
Bëhet fjalë për kompaninë ajrore me kosto të ulët të Koresë së Jugut T-Vej, aeroplani i së cilës u ul me 60 pasagjerë, të cilët duhet të tregojnë test negativ PCR, njoftoi televizioni shtetëror kinez.
Sipas mediave kineze, pasagjerët kishin maska dhe policia po kontrollonte pasaportat e tyre me veshje mbrojtëse dhe me vizirë.
Në fund të marsit, Kina në mënyrë drastike e zvogëloi komunikacionin ajror me pjesën tjetër të botës për të kufizuar ardhjen e njerëzve të infektuar.
Që atëherë, vendi ka shtypur virusin me masat për kufizimin e lëvizjes, karantinë, testim, monitorimin e kontakteve dhe mbajtjen e maskave mbrojtëse. Ata regjistrojnë vetëm disa raste të reja çdo ditë.
Sipas shifrave zyrtare, rreth 3.900 persona vdiqën nga Kovid-19 në Vuhan, ose 80 për qind prej 4.634 rasteve të vdekjes në Kinë.
Që nga fillimi i epidemisë, zyrtarët e qytetit kanë testuar të gjithë 11 milion banorët.