Shkup, 11 prill – Njëqind denarë për orën e parë, ndërsa çdo orë që vijon nga 50 denarë do të kushtojë parkimi në A0 zonën në Shkup.
Kjo është cituar në Vendimin për plotësimin e Listës së çmimeve të NP “Parkimi i qytetit” që në seancën e sotme e miratoi Këshilli i Qytetit të Shkupit.
Vendimi është me propozim të kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ndërsa do të hyjë në fuqi menjëherë pas publikimit.
NP “Parkimi i qytetit” deri tani nuk ka pasur A0 zonë për parkim.