Me nisje prej para Muzeut të Qytetit të Shkupit për çiklistët dhe tek shkolla fillore “Koço Racin” për garuesit në vrapim dhe alpinizëm sot do të mbahet edicioni i pestë i manifestimit më të madhe sportiv alpinist në rajon “I pari deri në maje” në Vodno të Shkupit.
Edhe këtë vit në program janë garat në vrapim alpinist, çiklizëm alpinist, çiklizëm rrugor, si dhe pikniku tradicional në cakun tek maja. Pas përfundimit të garave, është paraparë program muzikor dhe ceremoni e shpalljes së fituesve.
Pjesëmarrësit e regjistruar, dje dhe pardje kishin mundësi t’i marrin pakot e tyre garuese në sheshin Maqedonia, ndërsa ata të cilët vijnë nga qytetet dhe shtetet e tjera këtë e kanë bërë sot nga ora 8 deri në orën 9 tek SHF “Koço Racin”. Manifestimin e organizon Shoqata për sport dhe rekreacion “I pari deri në maje” në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe me mbështetje të bashkësisë afariste dhe shoqërore.