Vlorë, 12 dhjetor – Drejtoria rajonale e Agjencisë kombëtare shqiptare për ushqim në qytetin e Vlorës, ka bllokuar 2.130 kilogramë mish të pulës. Nga mishi, që është me prejardhje nga Polonia, menjëherë pas arritjes janë marrë mostra dhe nga analiza është konfirmuar prani e salmonelës (Salmonella Enterica Ser. Enteritidis), transmeton gazeta KOHA.
Dërgesa ka arritur tek subjekti juridik që është marrë me “tregti me prodhime të qumështit dhe të mishit”.
“Tek subjekti ka arritur dërgesë prej 2.130 kilogramë mish i papërpunuar i pulës, i paketuar në kuti kartoni në pesë prej nga 10 kilogramë dhe i ngrirë në -18 gradë Celsius. Pas analizave të kryera është konfirmuar prania e Salmonelës”, informuan nga Agjencia kombëtare e ushqimit (AKU).
Mishi do të shkatërrohet. Në muajin shtator, në Durrës agjencia ka ndaluar importin e 27 tonë mishit të pilës nga Brazili, ndërsa i dedikuar për tregun shqiptar pasi u konstatua se është i pasigurt për konsumim.
Menjëherë pas kësaj u ndalua hyrja e gjithsej 387,1 tonë mishit të derrit dhe të pulës të importuar nga Brazili, Kanadaja dhe Qiproja dhe janë kthyer mbrapa në vendin e prejardhjes. Nga sasia e përgjithshme, 53 tonë ishin me destinacion të fundit Kosova.(koha.mk)