Shkup, 13 gusht – Rritja e frekuencës së automjeteve në VK Bogorodicë ku koha e pritjes për dalje nga shteti është prej 15 e deri në 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informon LAMM.
Trafiku në rrugë po zhvillohet nëpër rrugë të thata.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, veçanërisht në akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.