Shkup, 22 qershor – Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, përveç në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc, ku pritet rreth 30 minuta, informojnë nga LAMM.
Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht nëpër gryka malore, ku ka mundësi të paraqitjes së shembjeve të dheut. Kjo posaçërisht vlen për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Komunikacioni në rreth rrotullimin “Nëna Terezë”, që ishte i ndërprerë për shkak të fatkeqësisë së komunikacionit, cekin nga LAMM, është normalizuar.