Vjenë, 25 prill – Në zyrat e KB-së në Vjenë sot pasdite filloi takimi i shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias me ndërmjetësin Methju Nimic.
Dy ministritë, e maqedonisë dhe e Greqisë, në profilet e tyre zyrtare në Tuiter kumtuan fotografi nga takimi.
Tani për tani nuk ja paralajmërime formale se sa do të zgjatë takimi dhe nëse pas tij do të ketë deklarata për mediumet.
Kryeministri Zaev sot deklaroi se pret të bëhet hap përpara në takimin në Vjenë.
“Ka përparim i cili na jep arsye të besojmë se mund të bëhet hap përpara edhe tani, në Vjenë, ta shfrytëzojmë çdo mundësi pët afrim drejt zgjidhjes përfundnimtare. Besoj se kreativiteti i dy ministrave, ekipeve prapa tyre dhe unë e Ciprasi nga ana tjetër japim mbështetje dhe inkurajim për t’u gjetur zgjidhje konstruktive dhe kreative të cilat literalisht do t’i kënaqin të dyja palët në pritjet e tyre dhe do të jenë dinjitoze për të dy vendet dhe qytetarët e tyre”, tha zaev.
Në prag të raundit të ri të bisedimeve për emrin u deklarua edhe Qeveria greke përmes zëdhënësit Dimitris Xanakopullos. Tha se Athina në negociatat ka bërë lëshime, dhe tani është koha që edhe Shkupi t’i bëjë hapat e domosdoshëm për arritje të marrëveshjes.
Theksoi se Greqia ka dy kushte të qarta: së pari emri i përbërë dhe së dyti, validiteti i emrit erga omnes, diçka për çka parakusht është modifikimi i emrit kushtetues të fqinjit.
Mediumet greke e karakterizojnë takimin e sotëm në Vjenë si kyç dhe vendimtar. Gazetarët tek fqinji jugor, përkujtojnë se dallimet mbeten të pandryshuara, ndërkaq më kontestuese është shtrirja e emrit që do të arrihet.
Edhe takimi paraprak në format të njejtë u mbajt në Vjenë më 30 mars. Ndërkohë, Koxias dhe Dimitrov patën takime bilaterale më 12 prill në Ohër.