Shkup, 19 korrik – Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në vitin akademik 2018/2019 janë regjistruar gjithsej 53 677 studentë, që paraqet ulje për 5.7 për qind në krahasim me vitin akademik 2017/2018, njofton Koha.mk
Prej tyre, 56.6 për qind apo 30 352 janë studentë, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.
Numër më i madh i studentëve 87 për qind janë regjistruar në institucionet e e larta arsimore shtetërore, derisa 12,4 për qind në institucionet e larta arsimore private.
Në vitin e parë të studimeve, në vitin akademik 2018/2019, janë regjistruar 13 931 studentë apo 26 për qind (këtu janë përfshirë edhe studentët që për herë të dytë. të tretë apo për disa herë e regjistrojnë vitin e parë).(koha.mk)