Shkup, 4 janar – Sivjet na presin tre eklipse të Diellit dhe dy të Hënës. Për fat të keq, eklipset e Diellit nuk do të mund të shihen nga rajoni ynë.
Spektakli i parë në qiell pritet më 6 janar kur do të ndodhë eklipsi i pjesshëm i Diellit, ndërsa dy eklipset e tjera janë të plota, më 2 korrik dhe më 26 dhjetor.
Në eklipsin më 6 janar dhe më 26 dhjetor do të mund ta shohin banorët e Azisë, derisa më 2 korrik pamjen spektakolare do ta kenë qytetarët e Amerikës së Jugut.
Por, sepse, megjithatë, në Evropë do të mund të vëzhgohen eklipset e Hënës. Më 21 janar, nëse lejojnë kushte e motit, më shumë se një orë do të mund të kënaqemi në atë pamje. Njëkohësisht, sateliti ynë do të jetë “Superhënë”.
“Superhëna” është dukuri kur sateliti i Tokës është në një nga distancat më të vogla të planetit tonë, dhe duket më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht. Kur Hëna është në pikën më të afërt në krahasim me Tokën, diametri i diskut të saj të vëzhguar nga Toka është madje 14 për qind më e madhe se kur është në pikën më të largët.
Sipas kësaj, më 21 janar do të kemi mundësi ta vëzhgojmë “Superhënën e përgjakur”, që në të vërtetë paraqet pamje spektalolare.
Eklipsi i pjesshëm i Hënës do të ndodhë më 16 korrik, ku në hije do të jenë dy të tretat e diskut të Hënës.
Gjithashtu, më 11 nëntor do të mund ta shohim pamjen e cila ndodh vetëm 13 herë në 100 vjet, ndërsa kalimi i Merkurit saktë para Diellit.