Zagreb, 20 korrik – Kroacia vitin e kaluar për shkak emigrimit të popullsisë mbeti pa pothuajse 32.000 banorë, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë.
Në vitin 2017 jashtë vendit kanë migruar më shumë se 47.000 njerëz, ndërsa nga vendet tjera kanë migruar rreth 15.000 persona.
“Në Kroaci vitin e kaluar jashtë vendit kanë migruar 15.553 persona, prej të cilëve 50,9 për qind shtetas të Kroacisë dhe 49,1 për qind të huaj, ndërsa mes 47.352 njerëzve të cilët kanë migruar nga vendi, madje 95,8 për qind janë kroatë,” thekson Enti shtetëror kroat për statistikë.
Përqindja më e madhe prej 31,8 për qind persona që kanë migruar në Kroaci janë nga Bosnja e Hercegovina, ndërsa 61,4 për qind prej kroatëve kanë shkuar në Gjermani.
Mes atyre të cilët e kanë braktisur Kroacinë më të numërt janë të rinjtë (48 për qind) në moshë prej 20 deri 39 vjet.