Shkup, 14 dhjetor – Shteti planifikon të furnizohet me 100.000 vaksina kundër gripit për vitin e ardhshëm. Do të jenë falas për pensionistët me pensione të ulëta si dhe për personat e moshuar që nuk kanë të ardhura. Por, nga ana tjetër çdo vit në Maqedoni vaksinohet vetëm rreth 28.000 persona, ndërsa ka pasur edhe sezona kur nuk janë harxhuar gjitha dozat, njofton Koha.
Për shembull, në vitin 2009 janë marrë 80.000 vaksina kundër gripit të derrave ndërsa janë shfrytëzuar vetëm 5000, pas dy vitesh kur u ka kaluar afati ata kanë përfunduar në mbeturina.
Për furnizimin me vaksina për vitin e ardhshëm planifikohen të harxhohen 400.000 denarë, ka njoftuar sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë.