Në veri të Gjermanisë zbulohen 100 skelete mesjetare

Punimet për ndërtim në veri të Gjermanisë kanë zbuluar një varr mesjetar që mbante rreth 100 skelete, disa prej të cilëve ishin ende të paprekur, njoftoi sot arkeologu lokal, Detlef Jantzen, transmeton atsh raportimet.

“Arkeologët janë mbledhur në këtë zonë të Stralsundit për të dokumentuar këtë gjetje dhe të analizojnë më në thellësi zbulimin”, tha Jantzen.

Shtresat e sipërme të tokës kanë lëvizur me kalimin e shekujve duke lënë vetëm kocka. Ndërsa skeletet e plota janë gjetur në shtresat më të thella. Kockat do të ruhen dhe analizohen për të kuptuar më shumë./DPA