Në Verën e Shkupit ekspozitë e piktorit Adin Hebib

Në kuadër të Verës së Shkupit 2017 sonte do të hapet ekspozita e piktorit akademik Adin Hebib. Hebib, i cili është i lindur në vitin 1955 në Mostar, është shkolluar në Mostar dhe Beograd, ndërsa ka përfunduar në Paris në klasën e prof Boris Cikallovski, ku nga viti 1983 deri në vitin 1985, ka specializuar ekspresionizëm. Opusi i tij i pasur i fotografive dhe grafiteve përshin skenografi, pllakate, ilustrime të librave dhe monografi.

Adin Habib ka marrë 11 çmime të para evropiane për dizajn grafik. Është fitues edhe i serisë së çmimeve shkencore dhe mirënjohjeve nga të gjitha anët e botës. Veprat e Adin Hebib gjendjen në mbarë botën. Veçanërisht është krenar i muraleve të cilat gjenden në Uashington “Rrëfimet e Bosnje e Hercegovinës” 1998, ndërsa të rëndësishme janë edhe puna e përbashkët e Mia Hebib, Edina Seleskoviq dhe Adin hebib në kullën “Prizma e Kaltër” – Avaz Biznis, si dhe murali “Gjeneza e planit tokë” nga viti 2004 në objektin e njëjtë në të cilin ka punua me Edina Seleskoviq (Nju-Jork).

Gjithashtu edhe murali në përfaqësinë e Koka Kolës në Sarajevë “Historia e BeH-së” 2000, teknikë e ko,binuar dhe murali “Elements” Importane centër në Sarajevë “Ëndrra amerikane në mënyrë boshnjake” 2008, teknikë e kombinuar. Veprat e blera të Hebin gjenden në: Vatikan, Prezidiumi gjerman, Zagreb, Geteburg, Insbruk, Oslo, Stamboll, Sarajevë, Breten… Ekspozita do të jetë në NLB Galerinë.