Karakas, 23 korrik – Më shumë se gjysma e shteteve federale në Venezuelë kanë[ mbetur pa energji elektrike, informojnë organizatat joqeveritare dhe rrjetet sociale, ndërsa autoritetet për këtë e akuzuan “sulmin elektromagnetik”.
Për shkak të ndërprerjes në furnizimin me energji elektrike, kanë ndaluar të punojnë 94 për qind e infrastrukturës telekomunikuese në shtet, publikoi organizata joqeveritare Netbloks.
Për herë të parë pas marsit, edhe në Karajas nuk ka energji elektrike.
Presidenti Nikollas Maduro konsideron se SHBA-ja dhe opozita janë përgjegjës për ndërprerjen e energjisë elektrike, derisa lideri opozitar Huan Guaido akuzon për korrupsion dhe menaxhim të keq.