Numri i të vdekurve në demonstrata në Venezuelë arrin në 37. Studentët e Venezuelës kanë organizuar në Karakas demonstrata të reja kundër qeverisë të cilat po hyjnë në muajin e dytë dhe nuk ka shenja që të dobësohen, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 37, përcjellë gazetametro.net.
Është publikuar edhe xhirimi se si policia me autoblinda po i shuan demonstratat. Udhëheqësi i studentëve u vra të enjten, e gjithashtu është vrarë edhe një djalë 17 vjeçar. Pushteti më herët ka lajmëruar se një polic 38 vjeç nga shteti qendror Karabobo ka vdekur nga lëndimet të marra në protesta, transmetojnë mediet botërore.
Në Universitetin Qendror të Venezuelës ushtarët kanë gjuajtur gaz lotsjellës në studentët demonstrues. Megjithatë, shumica kanë refuzuar të tërhiqen, derisa mjekët me maska janë kujdesur për të lënduar. Studentët nga Universitetit i dytë në Karakas kanë ecur qetë për të dorëzuar peticionin degës së Kishës Katolike, me të cilin kanë kërkuar nga Papa që të deklarohet kundër dhunës dhe lëvizjeve autoritare të pushtetit.
Në protesta kundër qeverisë së kryetarit Nicolas Madura të cilat kanë filluar më 1 prill, kanë vdekur 37 persona, disa qindra janë lënduar, derisa 1.000 janë arrestuar. Demonstruesit kërkojnë që menjëherë të mbahen zgjedhjet presidenciale, derisa kryetari i Venezuelës akuzon opozitën që po tenton të kryej grusht shtet.