Shkup, 2 gusht – Për shkak të uikendit festiv, intensiteti i komunikacionit në mbarë vendin është rritur, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata, përveç në “Bogorodicë” ku koha e pritjes është rreth 30-45 minuta, kumtoi LAMM.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të thata, por edhe përveç asaj, rekomandohet shpejtësi e adaptuar e qarkullimit, respektim i sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe qarkullim të kujdesshëm me automjetet, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo sipas LAMM, veçanërisht ka të bëjë me pjesët Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër, Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan-Dellçevë.