Gjevgjeli, 26 prill – Lëvizja në komunikacion në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” prej në mëngjes është rritur si rezultat i fundjavës së vazhduar për shkak të festës së Pashkëve. Në këtë moment për dalje nga vendi pritet prej 15 deri në 25 minuta, thonë nga shërbimi kujdestar i policisë kufitare.
“Për momentin ka rrëmujë të automjeteve dhe autobusëve, veçanërisht në dalje të vendit ku komunikacioni është më i madh, ndërsa pritja e udhëtarëve për shkak të kryerjes së procedurave të detyrueshme policore dhe doganore nuk është më gjatë se 25 minuta”, thonë nga shërbimi kufitar kujdestar.
Të gjithë kapacitet në dispozicion në vendkalimin kufitar janë vendosur në funksion, ndërsa koha e pritjes, thonë nga nëpunësit kufitarë varet nga vala e komunikacionit. (koha.mk)