Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia, kumtoi LAMM. Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata, ndërsa intensiteti jashtë mjediseve urbane është i matur.
Rekomandohet vozitje e kujdesshme, shpejtësi e adaptuar e lëvizjes dhe respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor. Sipas LAMM, nëpër gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.