Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata

Shkup, 8 gusht – Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, në mëngjesin e sotëm nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut  në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

LAMM përkujton në zbatimin e regjimit kohor  në periudhën e verës nga 01.07.2019  e deri më deri më 31.08 në rrugët shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese, masa e përgjithshme e të cilëve kalon 15 tonë gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët me temperatura ekstreme të larta.

Në ditët e temperaturave të larta ekstreme, ndalesa vlen edhe për ditët nga e hëna e deri të enjten në periudhën prej orës 11.00 e deri në 17.00.