Eric Manu është një afrikan, i cili është mbret i fisit, në Gana, por që punon në Kanada si një punëtor krahu për ta ndihmuar fisin e tij. Manu ishte martuar me një grua kanadeze në vitin 2012, dhe ishte vendosur atje por pasi atij i vdiq xhaxhai i cili ishte prijësi i fisit ai u emërua në vend të tij. Kështu edhe pse jo me lehtësi, Eric Manu e ka pranuar përgjegjësinë dhe punon në Kanada për t’i ndihmuar njerëzit e fisit të tij si udhëheqës i tyre. “Nganjëherë kur shkoj në vendin e punës, kolegët më thonë: Po ti je shef, të kemi parë në televizion, ç’po bën këtu”, ka thënë Eric Manu. Ai dihet shumë krenarë që mundet ta ndihmojë fisin e tij, sepse ata nuk i kanë kushtet e mira për jetesë. Manu dhe gruaje e tij kanadeze, Susan Watson, filluan një fondacion që mbledh enë me furnizime mjekësore, furnizime shkollore dhe veshje të cilat me anije do të dërgohen në Gana këtë pranverë. Fondacioni shpreson të vazhdojë të mbledhë para dhe donacione për një dërgesë të dytë dhe për të përmirësuar klinikën mjekësore lokale. “I gjithë fshati ishte mjaft i varfër. Klinika ka vetëm një mami dhe disa infermierë. Nuk ka mjek në vend”, tha Watson.
Në vendin e tij është mbret, ndërsa diku tjetër punëtor i thjeshtë (FOTO)
Leave a comment