Shkup, 10 maj – Në vendin ku ishte i vendosur monumenti i Andon Lazov Janev – Qose është mbjellë pema xhinko si simbol i të drejtave të njeriut. Afër pemës do të vendoset pllakë në të cilën është shkruar neni 10 nga Deklarata për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara. Pema xhinko është simbol i të drejtave të njeriut dhe është një prej pemëve më të qëndrueshme. Në Hiroshimë ku u hodh bomba bërthamore në Luftën e Dytë Botërore, gjëja e parë që është rritur ka qenë pema xhinko.
Për kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, largimi i objektit të ndërtuar pa leje në të cilin është vendosur monumenti i Qoses dhe mbjellja e pemës xhinko është porosi se çdo qytet ka të drejtë në gjykim të drejtë.
“Vendosja e monumentit të këtij njeriu para ndërtesës së gjykatës u kuptua si porosi për bindje partiake të gjykatësve ndaj pushtetit të atëhershëm. Por, largimi i monumentit dhe mbjellja e të a.q. pema e të drejtave të njeriut në vendin ku u vendos postamenti i këtij objekti të paligjshëm është simbol i respektimit të ligjshmërisë dhe drejtësisë. Pema që e zëvendëson objektin e ndërtuar në mënyrë të paligjshme është e llojit xhinko dhe është simbol i të drejtave të njeriut gjithkund në botë. Pikërisht për këtë përveç kësaj peme do të vendoset pllakë e donuar nga qyteti Nirnberg i cili përkujton se secili prej nesh ka të drejtë në gjykim të drejtë dhe të drejtë në gjykim para gjykatës së pavarur dhe të paanshëm që është paraparë në Deklaratën universale për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Shilegov.
Në ngjarje mori pjesë edhe sekretari shtetëror për çështje evropiane në MPJ-në e Gjermanisë, Mihael Rot, i cili përkujtoi për deklaratën e Martin Luter King se nëse mëson se nesër do të shkatërrohet tërë bota, do ta shfrytëzojë rastin sot të mbjellë pemë.