Nga këta të sapopunësuar ose të angazhuar, 154 janë punësuar me kohë të plotë, 177 me kontratë në vepër dhe 209 janë punësuar përkohësisht. Ndërsa numri i të punësuarve të rinj u rrit për 0.9 për qind, numri i të punësuarve me kontratë është rritur për 125 për qind, ndërsa përkohësisht janë punësuar 337 për qind më shumë njerëz
Shkup, 24 shtator – Nga viti 2017 deri në vitin 2020, numri i të punësuarve në ministri u rrit për 3, ndërsa në komuna për 2 për qind. Numri më i madh i të punësuarve të rinj është në polici, ndërsa rënia më e madhe është në mbrojtje. Në ministritë dhe në Qeveri ka 540 të punësuar ose punonjës më shumë, ndërsa 154 në komuna. Numri i të punësuarve të përkohshëm nëpër ministri është rritur për më shumë se 300 për qind. Nga ana tjetër, në komuna, numri i të punësuarve me kontratë në vepër është ulur për 31 për qind, tregon hulumtimi dhe analiza e kryer nga Qendra për komunikime civile. Nga janari i vitit 2017 deri në shkurt të vitit 2020, nëpër ministri dhe në Qeveri janë punësuar ose angazhuar 540 njerëz më shumë. Nga këta të sapopunësuar ose të angazhuar, 154 janë punësuar me kohë të plotë, 177 me kontratë në vepër dhe 209 janë punësuar përkohësisht. Ndërsa numri i të punësuarve të rinj u rrit për 0.9 për qind, numri i të punësuarve me kontratë është rritur për 125 për qind, ndërsa përkohësisht janë punësuar 337 për qind më shumë njerëz.
Nëpër institucione, në periudhën e përmendur prej tre vjetësh, më shumë të punësuar ose të angazhuar në numër absolut ishin në Ministrinë e Punëve të Brendshme – 570, që është një rritje prej gati 5 për qind. Megjithatë, në vlera përqindjesh, shumica e punonjësve të rinj ose të angazhuarve ishin në Ministrinë e Kulturës, madje 23.7 për qind. Në të kundërt, zvogëlimi më i madh i të punësuarve ose personave të angazhuar në vlerë absolute ka pasur në Ministrinë e Mbrojtjes – 168 persona ose 18.6 për qind më pak. Në përqindje, rënia më e madhe e të punësuarve ose të angazhuarve me 20.2 për qind ishte në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.
“Kur bëhet fjalë për kategori të caktuara të të punësuarve, rritja më e madhe e të punësuarve të rinj në marrëdhënie pune me kohë të plotë, respektivisht 515, ishte në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Tek punësimet e përkohshme, më shumë të reja – 48, ka pasur në Ministrinë e Bujqësisë. Sa i përket angazhimit me kontratë, më shumë punësime të reja – 69, ka pasur në Qeveri. Ndryshe, Ministria e Brendshme ka më shumë të punësuar për të gjitha bazat – 12.263, e ndjekur nga Ministria e Bujqësisë me 1096. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ka numrin më të vogël të të punësuarve – 60 persona, ndërsa Ministria e Shëndetësisë është e radhës me 163 persona”, sqarojnë nga Qendra për komunikime civile.
Në komuna, në periudhën e përmendur prej tre vjetësh, janë punësuar ose angazhuar gjithsej 154 persona të rinj. Këtu, numri i të punësuarve të rinj u rrit për 2 për qind, por ato me punë të përkohshme u rritën për 25 për qind. Numri i njerëzve të angazhuar në punë me kontratë në vepër në komuna ka rënë për 31 për qind. Nga komuna vetanake, mbajtësi i rekordit si në aspektin absolut ashtu edhe në përqindjen e rritjes së numrit të njerëzve të sapopunësuar ose të angazhuar është Komuna e Butelit, e cila në vitin 2020 krahasuar me vitin 2017 kishte 122 persona më shumë, ose 207 për qind rritje të kuadrit. E dyta, gjithashtu absolutisht dhe në përqindje është Komuna e Kavadarit me 87 persona ose 77 për qind më shumë të punësuar ose të angazhuar.
Përkundrazi, rënie më të madhe ka tek të punësuarit ose të angazhuarit në Komunën e Karposhit, e cila ka një rënie prej 124 personash. Në përqindje, rënie më të madhe ka në Komunën e Çashkës, gjegjësisht 64.6 për qind më pak të punësuar ose të angazhuar. Komuna e Tetovës ka uljen më të madhe të të punësuarve me marrëdhënie pune të rregullt deri në 49 persona, Komuna e Karposhit ka uljen më të madhe të të punësuarve të përkohshëm prej 108 personave, ndërsa Komuna e Resnjës ka uljen më të madhe të të punësuarve me kontratë në vepër, pra 57 persona më pak. Qyteti i Shkupit ka më shumë të punësuar ose të angazhuar në mesin e njësive të vetëqeverisjes lokale, 747 persona, i ndjekur nga Karposhi me 312 persona, edhe pse në periudhën e analizuar e ka zvogëluar numrin e të punësuarve ose të angazhuarve për 124 persona. Vetëm Komuna e Ohrit ka mbi 300 të punësuar – 308. (koha.mk)