Një skenë e pazakonshme ka ndodhur në sportin MMA, sport ku kombinohen rrahjet nga disa lloje të arteve marciale.Andres Camacho me goditje të njëpasnjëshme e rrëzon përtokë kundërshtarin Jesse dhe në fund i jep një goditje të palejuar duke ia humbur vetëdijen për një moment. Referi ndërhyn për shkak të goditjes së palejuar, por Jesse beson se është kthjellur mjaftueshëm dhe shpejt ngritët në këmbë për të vazhduar duelin. Vetëm se kësaj radhe nuk kujton se cili ishte kundërshtari, pasi fillon të godas referin, derisa ky arriti t’ia shpjegonte situatën.