Goley është një qytet në verilindje të Teksasit, në Shtetet e Bashkuara. Departamenti lokal i policisë ka ndërmarrë një nismë të re për gjobat këtë fundvit. Në vend te gjobës standarde, ata u kërkojnë njerëzve të dhurojnë lodra për policët e departamentit. Këto lodra do të shpërndahen natën e Krishtlindjeve për fëmijët që nuk kanë mundur të marrin dhurata. Shefi i policisë Jason Jordan, ka thënë për Mashable: “Kemi vendosur rreth 100 të tilla. Nuk po bëjmë më shënime në ditët e ardhshme në fletën e gjobës. Dhuratat do të vijnë në stacionin e policisë në kohën e Krishtlindjeve”. Ky plan po funksionon dhe po vijnë shumë dhurata. Kush e dite se gjobat për parkimin do të ishin kaq festive?