Shkup, 20 nëntor – Insistimi për të fuqizuar rolin e nxënësve nëpër shkolla të mesme, do të vazhdojë të jetë prioritet i angazhimeve të Unionit të Nxënësve Shqiptarë të Shkollave të Mesme, raporton gazeta KOHA. Ky Union, para dy muajve nis fushatën sensibilizuese, pikërisht në këtë drejtim përmes organizmit të debateve që kishin në fokus rolin e nxënësve në vendimmarrje, ndërsa thonë se do të vazhdojnë angazhimin në po këtë drejtim menjëherë pas festave të nëntorit. Kështu, të paktën deklaron kryetari Jasir Asani, ndërsa shpjegon se “gjatë këtij muaji të gjitha degët e Unionit do të kenë aktivitete për ngjarjet e rëndësishme të nëntorit dhe menjëherë pas kësaj do të vazhdojmë me aktivitetet e radhës për fuqizimin dhe faktorizimin e nxënësve në shkollat e mesme”. Kryetari i UNSHMSH-së, JasirAsani, thotë për KOHA se është shumë e rëndësishme që nxënësit të jenë pjesë funksionale e shkollave dhe sistemit arsimor në përgjithësi dhe për këtë duhet angazhimi i të gjithëve, pasi realiteti është i disfavorshëm. “Fatkeqësisht, jo vetëm nxënësit shqiptarë, por gjithë nxënësit në përgjithësi, për moment janë të lënë anash procesit të marrjes së vendimeve”, thotë ai, duke shtuar se janë thuajse inegzistente shembujt kur nxënësit e një shkolle të jenë pjesë përmbajtjesore e marrjes së vendimeve, pra që roli i tyre të jetë funksional. Asani kujton gjithashtu se nxënësit mësojnë për vendimet që sillen në llogari të tyre vetëm pasi ato vendime janë sjellë nga një grup i vogël njerëzish në shkollë. Pra, gjenden para aktit të kryer për të gjitha çështjet, duke filluar nga ajo e lëndëve zgjedhore, uniformave që duhet të mbajnë e deri te vlerësimi ekstern dhe situata të ngjashme. Sakaq, kur mendohet se nxënësit bëhen pjesë e vendimmarrjes, sipas tij, shkohet deri në ekstreme, respektivisht në situate kur nxënësit ngarkohen me sfida të cilat nuk u takojnë. “Për shembull, në shkollën e mesme të Velesit, atje ku kemi themeluar edhe degën e UNSHSHM, për mungesën e profesorëve shqiptarë, drejtori kërkon prej nxënësve që të sigurojnë profesorë. Imagjinoni deri në çfarë ekstremi është shkuar”… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara