Komiteti komunal i VMRO-DPMNE-së mbrëmë në Veles në konventë i prezantoi kandidatin për kryetar Sllavço Çadiev dhe listën e këshilltarëve. Çadiev i cili është kryetar aktual i Komunës së Velesit, u falënderua për besimin për kandidimin për edhe një mandat në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Është kënaqësi e madhe të jesh kandidat për kryetar të Velesit, qyteti ku kam lindur dhe në të cilin e kalova tërë jetën, krijova familje dhe karrierë profesionale, qytetin në të cilin kam shumë miq dhe shokë. Është nder i madh të fitohet mundësi për mandat të dytë”, theksoi Çadiev. Duke u përqendruar në atë që është punuar, tha se ka realizuar mbi 270 projekte. Sipas tij, VMRO-DPMNE ka program të ri, për jetë më të mirë. Edhe kryetari aktual i Këshillit të Komunës së Velesit dhe bartës ë listës për këshilltarë të VMRO-DPMNE-së Aleksandar Kolev u falënderua për besimin e dhënë.