Veles, 6 prill – Në katër ditët e fundit, numri i personave të infektuar me Kovid-19 në Veles është rritur nga gjashtë në 10 persona.
Në rajonin e SPB Veles, sot gjithsej 51 persona janë në vetizolim, 22 prej të cilëve në Veles, po kaq edhe në Kavadar, ndërsa në Negotinë shtatë persona.
Të premten, 95 persona kanë qenë në vetizolim, nga të cilët 41 në Veles, 45 në Kavadar dhe nëntë në Negotinë, që krahasuar me sot është më pak për 44
Këtë fundjavë, të shtunën drejt të dielës, ka pasur 13 shkelje të shtetrrethimit, prej të cilave madje 10 shkelës janë nga Velesi, tre nga Negotina, asnjë nga Kavadari. Por mbrëmë në Veles dhe Negotinë nuk kishte asnjë person që e kishte shkelur orën policore, ndërsa në Kavadar dy. Nga SPB Veles informojnë se kundër tyre do të merren sanksione adekuate. (koha.mk)