Veles, 9 prill – Në Veles dje paradite është gjetur trupi i pajetë i një gruaje 79-vjeçare R.D. në shtëpinë e saj në rrugën “Jovçe Tikvarov”. Trupin e ka gjetur postieri i cili i dërgonte ndihmë sociale dhe e paraqiti në polici. Ndihma e shpejtë e konstatoi vdekjen pa gjurmë dhune. Ngjarjen e konfirmuan nga SPB Veles, prej ku potencojnë se nga inspektimi është konstatuar se nuk ka gjurma të dhunës, ndërsa është thirrur një prokuror publik në detyre nga PTHP Veles, transmeton gazeta KOHA.
Dr. Strahil Todorov, zëdhënës i ISHP Qendra Shëndetësore, informoi se me kërkesë të policisë, ndihma e shpejtë ka bërë ndihmë mjekësorë dhe konstatoi vdekje pa gjurmë të dhunës.
Nga PTHP Veles informojnë se kanë vendosur të mos kryejnë obduksion ndaj të vdekurës sepse në trupin e saj nuk ka gjurmë të dhunës.
Ky është rasti i tretë i vdekjes në shtëpi, këtë javë. Të hënën në një banesë në Veles janë gjetur dy trupa të pajetë të një nëne me djalin e saj të cilët jetonin vetë dhe disa muaj nuk janë parë nga askush.(koha.mk)