Romë, 14 tetor – Në Gjykatën penale në Vatikan sot filloi procesi gjyqësor kundër dy priftërinjve, nga të cilët njëri akuzohet për abuzim seksual të një djali i cili i ka ndihmuar kishës, ndërsa i dyti do të përgjigjet për fshehje të veprës.
Akuzat sot janë lexuar me zë në sallën gjyqësore, që për herë të parë Vatikani në mënyrë të detajuar ta përshkruajë rastin kundër priftërinjve, nga të cilët njëri ishte student më i vjetër gjatë keqpërdorimit që e përfshin periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2012, ndërsa i dyti ishte rektor i seminareve për të rinj.
Incidenti ka ndodhur në pallatin “Shën Pie H” në kuadër të Vatikanit, kundrejt vendit në të cilin jetojnë kreu i Kishës katolike të Romës, Papa Françesku.
Seanca e ardhshme është caktuar për 27 tetor.