Në Universitetin e Tetovës, prej sot ka filluar afati i tretë i rregullt i aplikimit për regjistrimin e studentëve të rinj, për vitin akademik 2017/2018. Të gjithë kandidatët të cilët janë të interesuar që studimet e tyre t’i ndjekin në Universitetin e Tetovës, mund të aplikojnë vetëm në programet studimore në të cilat nuk janë plotësuar kuotat për regjistrim.
Nga Zyra për informim e Universitetit të Tetovës njoftojnë se, afati i tretë i aplikimit për regjistrimin e studentëve të rinj, për vitin akademik 2017/2018, në Universitetin tonë do të zhvillohet nga 19 – 22 shtator 2017, ndërsa rezultatet preleminare do të shpallen më 25 shtator, në Ueb faqen zyrtare të Universitetit të Tetovës: www.unite.edu.mk.
Po ashtu, nga kjo zyrë apelojnë te të gjithë të interesuarit, të cilët dëshirojnë që të regjistrohen në UT, se duhet t’i kenë këto dokumente për aplikim dhe regjistrim: fletaplikim (merret në hapësirat e Universitetit), dëftesat origjinale nga shkolla e mesme, diplomë për kryerjen e shkollës së mesme, certifikatë nga libri amzë i të lindurve, si dhe certifikatë për nënshtetësi.