Në universitetet nuk denoncohet korrupsioni për shkak të mosbesimit dhe mosinformimit

Tetovë, 6 qershor- Në dy vitet e kaluara nga vlefshmëria e ligjit për mbrojtjen e treguesve për korrupsion në arsimin e lartë në Maqedoni nuk ka asnjë denoncim. Këtë e theksuan pjesëmarrësit në trajnimin e sotëm me temë “Rritja e kapaciteteve të universiteteve për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e treguesve si vegël për parandalim të korrupsionit në arsimin e lartë në Maqedoni”, që po mbahet në rektoratin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.

Trajnimi është pjesë e projektit “A do të ketë  ‘tregues’ në universitetet?”, ndërsa e organizon Instituti për Hulumtime Strategjike dhe Edukim – ISIE nga Shkupi në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të EJLS-së.

Sipas Aleksandra Dejanovska-Tredafilova, prof. nga Fakulteti Juridik në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, shkak kryesor për atë që nuk shfrytëzohen mundësitë që ky ligj ua jep spiunëve për mbrojtjen e  tyre gjatë denoncimit të rasteve të korrupsionit në arsimin  e lartë në Maqedoni është informimi i pamjaftueshëm.

Profesoresha theksoi se në dhjetor të vitit kaluar është nënshkruar Memorandum për bashkëpunim të të gjitha universiteteve shtetërore dhe private nga Maqedonia me ministren e atëhershme të Arsimit dhe Shkencës  Renata Deskoska për intensifikimin e aktiviteteve dhe njohje më të madhe të të gjithë të intreresuarve rreth mundësive të këtij ligji për treguesit e korrupsionit në institucionet e arsimit të lartë.

Sipas profesoreshës Besa Arifi nga EJL, për denoncimin më të vështirë të korrupsionit në universitete përveç mosinformimit vend të vetin ka edhe mosbesimi i personave dhe studentëve të prekur se një rast i tillë mund të sjellë deri në fund.

Aktivitetet e ISIE për projektin “A do të ketë ‘tregues’ në universitete? Mundësitë e ligjit për mbrojtjen e treguesve dhe parandalimi i korrupsionit në arsimin e lartë në Maqedoni” janë mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoni.