Në Turqi të paktën tre të vdekur për gjoja sulm terrorist

Ankara, 5 korrik – Tre persona kanë humbur jetën në shpërthimin e makinë-bombës në qytetin Rejhanli, në provincën turke Hataj, që ndodhet në kufirin me Sirinë.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan theksoi se sipas të dhënave përfundimtare incidenti mund të jetë sulm terrorist.

“Është e dukshme se në makinë ka  pasur bombë. Informacionet fillestare nga vendi i incidentit thonë se ky ka qenë sulm terrorist”, theksoi Erdogan.