Ankara, 2 mars – Në Turqi gjatë muajit shkurt të këtij viti janë shitur gjithsej 47.009 automobila dhe furgonë, që paraqet rritje për 0,09 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të viti të kaluar.
Siç kumtoi Asociacioni turk i distributorëve të automjeteve, në dy muajt e parë të vitit në Turqi janë shitur gjithsej 82.085 automobila dhe furgonë, që paraqet ulje për 0,25 për qind në nivel vjetor.
Asociacioni vlerëson se gjatë vitit në Turqi do të shiten midis 925 dhe 975 mijë automobila.